Kandidatët demokratë Hilari Klinton dhe Berni Sanders janë përplasur ashpër për presidentin Barak Obama në debatin e parë që pas zgjedhjeve në Neë Hampshire, të kryesura në Sanders.

Klinton e ka prezantuar vetën si mbrojtëse e trashëgimisë Obama, duke sulmuar rivalin e saj kritik ndaj presidentit. Këtë lloj kritike që unë dëgjoj nga zoti Sanders e pres vetëm nga republikanët, tha Klinton. Teksa zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në Karolinën e Jugut dhe Nevada, vende më popullsi të madhe minoritare, ish sekretarja e shtetit ka nënvizuar disa herë lidhjet e saj me Obamën dhe popullaritetin e tij tek votuesit e pakicave.  Por Sanders si kalë beteje në këtë debat ka përdorur pabarazinë ekomonike, duke premtuar çrrënjosjen e saj veçanërisht në komunitetin me ngjyrë. Megjithatë edhe në këtë pikë Klinton ka vënë në dukje pragmatizmin e saj duke i drejtuar kundërshtarit të saj pyetjen  se si do të arrijë të realizojë premtimet  e tij  për kujdes shëndetësor universal dhe arsim falas, një mënyrë kjo e saj për të nenvziuar se Sanders premton reformat utopike. Zgjedhjet e para në Ioëa u fituan nga Klinton me një diferece të vogël  votash, ato në Neë Hampshire u kryesuan bindshëm nga Sanders, teksa në Nevada dhe Korolinën e Jugut sondazhet e para i japin avantazh Klinton me mbi 70 përqind, pasi ish sekretarja ka mbështetje nga komuniteti Amerikano Latin.

Artikulli paraprakFRPD SHKODËR, REAGIMI PËR PROCESIN E ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërMARRËVESHJA E ARMËPUSHIMIT, FUQITË E MËDHA E MBËSHTESIN