“Kandidatët e Partisë Aleanca Popullore për Drejtësi nuk përfaqësojnë shoqatën e ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë, pavarësisht se ky subjekt synon të marrë mbështetjen e anëtarëve”.

Kështu shprehet nga Shkodra kryetari i shoqatës Zenel Drangu, i cili rikonfirmoi qëndrimin e kryesisë dhe 15000 anëtarëve. Aleanca Popullore për Drejtësi ka depozituar në komisionin qendror të zgjedhjeve listat e kandidatëve të saj. Kreu i kësaj partie Bilal Kola deklaroi një ditë më parë se bashkëngjitur me emrat, në KQZ është depozituar edhe lista me 10 mijë firmat e mbështetësve për të kandiduar jashtë koalicioneve parazgjedhore.

Artikulli paraprakARTISTI FILIP GJERGJI FESTON 90-VJETORIN E LINDJES
Artikulli tjetërPS PREZANTON NË SHKODËR KANDIDATËT PËR DEPUTETË