“Partia Demokratike merr 7 deputetë në Shkodër dhe synon të tetin”.

Ky është mesazhi i përcjellë në takimin që kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës zhvilluan me banorët e lagjes “Kongresi i Përmetit”, e njohur ndryshe si zona e Çinarit.

Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Bardh Spahia dhe tjera figura të rëndësishme të PD-së në Shkodër, prezantuan programin e së djathtës dhe hodhën akuza në drejtim të qeverisë “Rama”.Kryesuesi i listës, Romeo Gurakuqi, tha se me Lulzim Bashën kryeministër do të ketë taksa më të ulta dhe më shumë mirëqënie.

Kreu i PD Shkodër, Ramiz Çobaj tha se forca e tij politike do të marrë 7 deputetë në qarkun e Shkodrës.Deputeti aktual, Helidon Bushati, akuzoi qeverinë së ka abuzuar me fondet për stadiumin “Loro Boriçi”.

Takimi u mbyll me thirrjen për shkodranët që të votojnë numrin 6 dhe Partinë Demokratike.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFUNDJAVË, NDËRPRITEN PUNIMET SHKODËR-VELIPOJË
Artikulli tjetërPD DENONCON SULMIN NË FIERZË