Kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës zhvilluan të mërkurën pasdite një takim me banorët e zonës tek Stacioni i Trenit.

Duke ju kërkuar shkodranëve mbështetjen dhe të mos gënjehen nga partitë e tjera, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se Shqipëria që duam bëhet realitet vetëm me PS-në dhe Edi Ramën. Kandidatja Teuta Qyteza tha se është një nder të kandidojë për të përfaqësuar shkodranët në parlament. I pranishëm në këtë takim edhe zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni.

Artikulli paraprakSHKODËR – BASHA: RAMA E META FLASIN SI BASHKËKRYETARË TË OPOZITËS
Artikulli tjetërINCIDENT ELEKTORAL, 28 VJEÇARI GRIS FLETPALOSJET E NJË PARTIE