Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Mark Babani dhe kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki Kristian Shkreli të shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve vendore, zhvilluan vizita në xhaminë e Bushatit teksa uruan festën e Fiter Bajramit.
Ndërkohë një vizitë në xhaminë e Bushatit bëri edhe kandidatja e PD-së zyrtare Klomentina Drini e cila uroi festën e Fiter Bajramit.
Vizita për Fiter Bajramin zhvilloi edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vau Dejës Zef Hila i cili vendosi theksin tek ndihma për shtresat në nevojë.