Nis nesër faza tjetër e kualifikimit të kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se kandidatët për BKH nesër do t’i nënshtrohen testit fizik. Testimi do të realizohet në ambientet e RENEA-s në Kombinat.

Në gare për BKH janë 18 kandidatë mes tyre dhe një prokuror. Në testimin fizik, kandidatët do të përballen me një sërë testes të forcës, si për shembull pompa, palosje barku, 300 metër vrap shpejtësie dhe 2.4 km vrap normal.

Nga 40 aplikantë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, 18 kandidatë u kualifikuan për fazën tjetër.

Komisioni i vlerësoi kandidatët në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore bazë të parashikuara në Nenin 34 të Ligjit Nr.95/2016 ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’.

KANDIDATËT
1. Adriatik Ago
2. Agim Ismaili
3. Aida Veizaj
4. Ardian Çipa
5. Artan Pjetërnikaj
6. Artan Shkëmbi
7. Artur Beu
8. Atnan Shehu
9. Blerina Bajollari
10. Eduart Merkaj
11. Endrit Hoxha
12. Ervin Hodaj
13. Gentian Hilla
14. Gentjan Shehaj
15. Idajet Faskaj
16. Lindita Nushi
17. Pëllumb Seferi
18. Ylli Pjetërnikaj

Artikulli paraprak“QËNDROJMË VENDOSMËRISHT ME SHQIPËRINË NDËRSA LARGON KORRUPSIONIN NGA DREJTËSIA”, YURI KIM NË DIPLOMIMIN E KURSIT TË RI NË SHÇBA: KAPENI MUNDËSINË …
Artikulli tjetërINFO PLUS – 05.02.2020