Vettingu ka konfirmuar në detyrë dy prokurorë të Krimeve të Rënda, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçin, të cilët janë kandidatë për tu emëruar në SPAK.

Një ditë më parë prokurorët u përballën me rezultatet e hetimit ndaj tyre.
E ndërsa për prokurorin Kondilin nuk u konstatuan probleme në asnjërën prej tre kritereve, për prokurorin tjetër të Krimeve të Rënda, Nakuçin komisioni u ndal tek disa çështje të hetura prej tij,

mes të cilave edhe largimi nga dosja “Shullazi” dhe si edhe pushimi i hetimeve për një kallëzim të bërë ndaj tij nga një shtetase për aksident.

Për kandidatin e tretë Shkelzen Cenaj vendimi është shtyrë për në datën 14 qershor.

Ndërkohë gjatë muajit qershor, Komisioni do të kalojë në seancat dëgjimore të gjithë kandidatët për SPAK për ti hapur rrugë formimit pa vonesa të kësaj strukture.

Artikulli paraprakKATËR SPITALE PO HETOHEN PËR TRANSPLANTIM TË JASHTËLIGJSHËM TË ORGANEVE DHE QELIZAVE NJERËZORE
Artikulli tjetërNADAL MUND FEDERERIN DHE SHKON NË FINALEN E ROLAND GARROS