Kryesuesi I listës Ditmir Bushati, gjatë një takimi në Vau Dejës ka deklaruar se ato kandidatë që mbeshtesin Edi Ramen jane ne partinë socialiste dhe jo në parti të tjera.
Ai I beri apel shkodranëve të zgjedhin të vetmen alternativë atë të Partisë Socialiste. Jo te partive bamirëse as partive pa përfaqësues. Kosmaçi në bashkinë Vau Dejës ka qenë destinacioni i radhës për Ministrin Bushati. Pasi ka vizituar disa ekonomi bujqësore, ai u ndal tek një premtim i cili me zotimin e tij dhe Partisë që përfaqëson do përmbushet brënda këtij mandati të dytë. Një pikë frigoriferike për grumbullimin e produkteve bujqësore, për tju gjendur në krah sakrificave dhe punës së njërëzve për tua bërë jetën më të lehtë.