Kandidati për rektor i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj në ditën e votimit pretendoi se gara u e pabarabartë në dëm të tij. Kandidati Gjuraj tregon disa prej shkeljeve të pretenduara nga ana e tij nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve.

Pavarësisht dhunimit të votës thotë kandidati Gjuraj, ishte optimist për ta fituar këtë garë përballë dy kandidateve të tjera.

Kandidati Gjuraj është i gatshëm për ta ankimuar rezultatin për shkak të shkeljeve.
Tonin Gjuraj garoi për rektor të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” përballë dy kandidateve të tjera, rektores Rajmonda Këçira dhe pedagoges së historisë Nertila Ljarja.

Në total ishin 198 pedagogë me të drejtë vote në universitetin e Shkodrës duke mbajtur peshën kryesore për zgjedhjen e rektorit të ri.

Artikulli paraprakVLLAZNIA KËRKON NJË GODITJE “BIG” NË MERKATO
Artikulli tjetërNISIN PROVAT, PREMIERA “KRIMI ËSHTË VETËM I IMI”