E VËRTETA nuk mund të fshihet dhe as të tjetërsohet nga njeriu simbol i GËNJESHTRËS Edi Rama. Bashkia Shkodër është e para në rang vendi që ka ndërtuar një strehëz publike për qentë e rrugës, duke i trajtuar këto krijesa sipas të gjitha standarteve të vendeve të zhvilluara.
Në vend që të kërkojë falje për sjelljen absurde dhe kriminale të kryetarëve të bashkive socialiste që këto kafshë i vrasin në mënyrë mizore, apo i sjellin me furgonë drejt Shkodrës, Edi Rama zgjedh të mashtrojë dhe gënjejë opioninin publik vetëm e vetëm për show televiziv në këto jave fushate elektorale. Qesharake të shohësh se si kandidati i tij dhe deputetët që përfaqësojnë Shkodrën në kuvendin e Shqipërisë duartrokasin dhe buzëqeshin me të tilla të pavërteta.
Shkodranët e njohin mirë se çfarë përfaqëson ai dhe shpura e tij, prandaj në 14 Maj do t’i japin përgjigjen që meriton me votë.
https://fb.watch/knqK1l4CxV/?mibextid=cr9u03