Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë’’ Bardh Spahia ka zhvilluar një takim në Fermentim me banorët e kësaj zone ku u diskutua rreth zhvillimit të kësaj zone dhe planeve të investimeve.
POSTIMI I PLOTË
Në Fermentim, pjesë e lagjes nr.3 gjatë takimeve me banorët folëm për zhvillimin e kësaj zone dhe planin e investimeve. Janë kryer ndërhyrje në infrastrukturë dhe përmirësim i vazhdueshëm i shërbimeve, por kemi ende shumë për të bërë. Sfidë e pazgjidhur dhe që banorët me të drejtë e kërkojnë janë pajisja me çertifikata pronësie, ku ende Kadastra se ka kryer këtë proces qe zvarritet prej 10 vitesh.
Do të jemi prezent në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër me investime dhe duke ndërhyrë sipas kërkesave të komunitetit, pikërisht nga ato që na janë parashtruar në degjesat publike. 4 vitet në vazhdim do të sjellin transformim të plotë të këtyre zonave.