Kandidati për bashkinë Shkodër I koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia ka zhvilluar takim me banorët e Dobraçit, të njësisë Administrative Rrethina ku u diskutua rreth punëve të bëra dhe projekteve të reja.
POSTIMI I PLOTË
Çdo zonë e territorit të Bashkisë Shkodër do të ketë planin e investimeve dhe vëmendjen maksimale për 4 vitet në vijim. Në Dobraç të njësisë Administrative Rrethina pata kënaqësinë të bisedoj me banorë e biznese si për punët e kryera deri më tani, ashtu edhe për projektet që do të realizojmë në vazhdimësi. “Bashkë Fitojmë” është alternativa më e mirë dhe fituese për Shkodrën.