Në Zogaj, një prej perlave të turizmit në brigjet e Liqenit të Shkodrës duke bashkëbiseduar me banorët e saj. Peshkimi i paligjshëm, problemet me çertifikatat e pronësisë, rrjeti elektrik i amortizuar janë shqetësimet kryesore që kanë e me të drejtë kërkojnë zgjidhje. Ashtu siç edhe rrugën Shirokë – Zogaj që qeveria shqiptare e mban peng nga mungesa e fondeve.
I garantova se do të jem në krah të tyre dhe do të kërkoj zgjidhje për këto shqetësime të ngritura. Sa i përket Bashkisë Shkodër, në programin 4 vjeçar për këtë zonë kemi parashikuar:
▫️Një paketë promovuese të turizmit
▫️Ndërtimi i tregut të peshkut
▫️Rikualifikim i fasadave dhe hapësirave të plazheve
▫️Mbështetje për sektorin e biznesit përmes politikës së taksave të ulëta dhe marrjen e shërbimeve në kohë reale
▫️Përmirësim i transportit publik, shërbimit të pastrimit dhe ndriçimit publik
Bashkë me Shirokën, Zogajt përbëjnë një kompleks turistik që do të kenë vemendjen maksimale tonën. Bashkë Fitojmë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=619571216856321&set=pcb.619577103522399

Artikulli paraprakKANDIDATI I PS BENET BECI TAKIME ME BANORËT E LAGJES FERMENTIM
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI INTERVISTË NË MCN