Në Shelqet është gjithmonë kënaqësi të takohesh me banorët e kësaj zone, me demokratë të cilët në asnjë moment nuk e braktisën misionin e forcës tonë politike.
Gjatë takimit me ta, më shprehën shqetësimet e tyre për sistemimin e tregut të Shelqetit, i cili iu shërben jo vetëm banorëve të Bashkisë Vau Dejës. Tjetër shqetësim për ta ishte sistemimi i qendrës së fshatit si edhe ndërhyrja në qendrën shëndetësore.
Gjatë fjalës time, vura theksin tek rëndësia e votës me 14 Maj, për ndryshimin e drejtimit të Bashkisë Vau Dejës, për t’ia kthyer bashkinë qytetarëve të saj. Iu premtova se shqetësimet e kërkesat e tyre, janë pjesë e programit tonë të përbashkët, që është një plan konkret pune, i cili do të rivitalizohet pas datës 14 Maj për të gjithë banorët e Bashkisë Vau Dejës!

Artikulli paraprakKOSOVA NJË HAP MË PRANË ANËTARËSIMIT NË KËSHILLIN E EVROPËS, KOMITETI I MINISTRAVE VOTON PRO DHE E KALON NË ASAMBLENË PARLAMENTARE
Artikulli tjetërANËTARI I TRETË DHE I KATËRT I GRUPEVE TË NUMËRIMIT TË VOTAVE, KQZ CAKTON PARTITË QË DO T’I PROPOZOJNË