Kandidati i PD-së, Bardh Spahia, në kuadër të takimeve derë më derë për zgjedhjet e 25 qershorit, pasditën e së shtunës u ndal në rrugën “Ali Pashë Gucia”.

 

Spahia takoi banorë të zonës, tregtarë të biznesit të vogël ku u njoh me shqetësimet dhe problematikat e tyre. I katërti në listën për Shkodrën, Spahia tha se qeveria “Rama” ka bërë që shkodranët të diskutojnë mbijetesën. Ai premtoi që me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të ketë më shumë mbështetje për shkodranët e shqiptarët.

Artikulli paraprakRIARRESTOHET HAJDUTJA SERIALE E E ÇANTAVE TE GRAVE
Artikulli tjetërNDESHJA KOSOVE – TURQI, EKIPI KOMBETAR I TURQISE, AKOMODOHET NE HOTEL COLOSSEO NE SHKODER