Pas takimit me gratë shkodrane, Kandidati Romeo Gurakuqi u zhvendos tek zona e ish-fermentimit ku po takohet me banorë mbështetës të Partisë Demokratike.
Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga zgjedhjet, Gurakuqi u kërkoi banorëve të votojnë numrin 6 në fletën e votimit. Gjatë bashkëbisedimit me ta, kryesuesi i listës së PD-së për Shkodrën, u njoh edhe me problematikat dhe shqetësimet e tyre. E pranishme edhe nënkryetarja e FRPD-së Benardeta Syku.