Biznesi do jetë partneri kryesor për bashkinë Shkodër. Keshtu eshte shprehur kandidati i PD per Bashkine Shkoder Xhemal Bushati ne nje takim ne nje nga fasonerite e Shkodres.

Bushati:Do të nxisim të rinjtë përmes një strategjie që të aftësohen sa më shumë për të eleminuar mungesën e fuqisë punëtore në fasoneri dhe kudo tjetër.

Pata kënaqësinë të ndaja biseda me administratorët dhe çdo punonjës gjstë vizitës tek një nga fasoneritë e Shkodrës. Të diskutoja nga afër për shqetësimet e tyre për Shkodren si qytetarë, por edhe si punëmarrës.

Kanë një jetë që paguajnë taksa, dhe me të drejtë kërkojnë shërbime. Kjo do të jetë A-ja e punëve tona të mira në Bashkinë e së nesërmes.

Paratë e taksave t’ua kthejmë në shërbime dhe biznesit t’i ofrojmë lehtësirat e mundshme. Bashkia e së nesërmes nuk ka si të jetë dhe nuk do të jetë armike e biznesit.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E PJESSHME TË 6 MARSIT, RAMA BËN PARASHIKIMIN: BASHA NUK FITON NË ASNJË RAST, DO TË HUMBASË GJITHMONË PËR T’I QËNDRUAR BESNIK PROFILIT TË TIJ
Artikulli tjetërTAKIMI ME INTELEKTUALË TË SHKODRËS, BARDH SPAHIA: JAPIN VIZIONE E MENDIME QË I SHËRBEJNË PËRPARIMIT DHE ZHVILLIMIT