Kandidati i Partisë Socialiste Shkodër, Benet Beci ka qenë i pranishëm në Shirokë ku ka zhvilluar një takim me banorë të zonës. Gjatë bisedës me ta, kandidati Beci ka evidentuar punën e bërë gjatë viteve të fundit për të rivitalizuar këtë pikë turistike, të lënë për dekada në harresë…
Gjatë fjalës së tij, kandidati socialist ka dhënë edhe lajmin e mirë të hapjes së muzeut të parë të biodiversitetit, që do të hapet pikërisht në këtë zonë turistike e cila po mbledh gjithnjë e më shumë turistë….
Në ndërhyrjet e tyre, banorët kanë diskutuar për planin zhvillimor të Shirokës dhe mundësinë për kthimin e saj sa më parë në një atraksion turistik të rëndësishëm në rajon.