Me aktorët kryesorë të turizmit në Shkodër. Nuk më vjen mirë që ende duhet të diskutojmë për zgjidhje të punëve të përditshme të bashkisë, si pastrimi i plehrave, transporti publik, mungesa e parkingut të autobuzave dhe taksive, mungesa e sinjalistikës, shërbimeve online, promovim i dobët, mungesa e bashkëpunimit me universitetin.
Oferta ime është e një tjetër niveli. Pasi të zgjidhim me shpejtësi të gjitha punët e përgjegjësitë e përditshme të bashkisë, fokusi do të jetë për ta rritur e forcuar ofertën turistike nga Alpet, në qytet e në plazhin e Velipojës, që do të kthehet në qytetin e dytë të Bashkisë së Shkodrës. E gjithë kjo do të thotë më shumë vende pune, më shumë të ardhura e investime, ekonomi shumë më të fortë. Kemi shumë punë përpara, por po aq besim, energji e përgjegjësi për Shkodrën, perlën e rajonit, që duhet të rimarrë shkëlqimin e merituar.
https://www.facebook.com/100063543730287/posts/pfbid02QzUiubJcnFHtTNV5zAZnaUVH7nJCn9Hc4i1FnRT8u28Dd5wnGDGoDGDk7AudGmy6l/?sfnsn=mo