Sporti është një nga shtyllat që shënjon karakterin e Shkodrës e vëmendja është e domosdoshme, ndaj iu përgjigja menjëherë ftesës së ardhur nga Klubi i Futbollit Vllaznia. Për herë të parë në historinë e tij, ky klub ka hartuar një dokument strategjik për t’u zbatuar gjatë katër viteve të ardhshme, i quajtur “Pakti për Zhvillimin e Futbollit në Shkodër 2023-2027”.
Dokumenti më është paraqitur edhe mua, si kandidat i mundshëm për të drejtuar Bashkinë Shkodër, ndaj kam shprehur agazhimin dhe mbështetjen time në zbatimin e këtij pakti. Takimi prezantues që u organizua me praninë e të gjithë drejtuesve dhe lojtarëve të Klubit të Futbollit Vllaznia, më dha mundësinë të shpreh vlerësimin tim dhe ta nënshkruaj publikisht këtë dokument strategjik.
KF Vllaznia është padiskutim një vlerë për Shkodrën, por unë do të bashkëpunoj me të gjithë organizmat dhe grupimet që lidhen me sportin në bashkinë tonë. Shumë faleminderit për mundësinë që më dhatë!

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA: SHKODRA ËSHTË NJË MELODI QË JEHON NË ÇDO KOHË
Artikulli tjetërKONJUFCA: NËSE STATUTI I ASOCIACIONIT NUK DO JETË NË PËRPUTHJE ME KUSHTETUTËN, ATËHERË I THEMI ‘MIRUPAFSHIM’ DIALOGUT