Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër Benet Benet përmes një postimi në ‘Facebook’ u shpreh se në daljet e përditshme në media të gjithë e pyesin për politikë dhe partitë kundërshtare, por kandidati Beci u shpreh se pika më e fortë e programit të tij është zgjidhja e problemeve të popullit dhe punët që duhen kryer sepse Shkodra ka nevojë për menaxhim thuhet në postimin e kandidatit Benet Beci.

POSTIMI I PLOTË

Në daljet e përditshme tashmë në media, më pyesin për politikë, qeveria kështu, partia demokratike ashtu…njëri aleat, aleati tjetër…ne mirëmpresim të gjithë që duan të kontribuojnë për Shkodrën, por më besoni, këto janë çështje që diskutohen shumë në media, por në takimet e përditshme që unë kam me banorët, fokusi është diku tjetër. Njerëzit diskutojnë për hallet që kanë, për zgjidhjet që duhen gjetur, për punët që duhen kryer. E këtu është pika e fortë e programit tim, gjuha ime e përbashkët me çdo qytetar. Unë jam shumë i bindur që Shkodrës i duhet menaxhim, modestisht besoj se di ta bëj shumë mirë, kam 20 vite sukses që e vërtetojnë këtë. Ndaj kam vendosur të garoj, se dua të sjell vëmendjen e partnerëve dhe donatorëvë këtu, të maksimalizojmë mbështetjen e tyre.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0QjjKcAMo8SR5YofhNM7py7q1DUovHmeVpRp8ssh8kemRYA5zt1KhT1eP4ypHpUEDl&id=100063543730287&sfnsn=mo&mibextid=5hxk5e

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: ËSHTË E DOMOSDOSSHME TA KTHEJMË TURIZMIN NË MOTORIN E EKONOMISË SË BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërKOALICIONI OPOZITAR NJOFTON KQZ-NË: KRYETAR I KOALICIONIT ËSHTË SALI BERISHA DHE JO ILIR META