BASHKË ME BANORËT NDALET PIKAT PROBLEMATIKE TË ZONËS SË ATIJ FSHATI. Bashkë me banorët kandidati i PS për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi pas prezantimit të tij pau nga afër disa prej pikave në Malin e Jushit që janë në gjendje të mjerueshme. Fillimisht u ndal tek kanali i fshatit ku derdhen ujërat e zeza.
Nga aty kandidati Lleshi tregoi edhe kabinën elektrike e cila ndodhet jashtë të gjitha kushteve teknike duke qenë rrezik për banorët. Mbeturinat në qendër të fshatit janë një tjetër problem i pazgjidhur edhe pse tha kandidati Lleshi Bushati posedon Landfillin. Edhe rrugët në Malin e Jushit janë të pa rikonstruktuara duke krijuar vështirësi për zonën. Të gjitha këto problematika sipas kandidatit të PS Gjokë Lleshi për Bashkinë Vau Dejës janë premtime të pambajtura ndaj është i sigurtë tek fitorja.