Kjo ishte pritja që i rezervuan kandidatit të kualicionit “Bashka Fitojmë” për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni banoret e Shënkollit.
Në takimin elektoral me banoret, kandidati Gjoni u shpreh i bindur se pavarësisht shantazheve dhe kërcënimeve të palës kundërshtare, opozita do të triumfojë dhe Bashkia Lezhë do ju kthehet qytetareve pas 14-majit.
Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, paralajmeroi kallëzim penal në spak ndaj kryetarit në detyre të Bashkisë Lezhë për shkelje të kodit zgjedhor.
Gjatë këtij takimi entuziast kandidati i opozites për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni, mori mbështetje masive nga banoret e Shënkollit, për zgjedhjet vendore të 14-majit.