Kandidati për deputet në PD, Bardh Spahia, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit të Shoshit.

Spahia u shpreh se banorët e Shoshit janë të braktisur dhe të harruar nga qeverisja aktuale, por edhe të diskriminuar nga investimet konkrete në territor.

Kandidati për deputet shtoi se Shoshi është një zonë e cila mund të kthehet në një pikë turistike strategjike për vendin tonë por është lënë mënjanë nga keqqeverisja e Edi Ramës dhe e emisarëve të tij.

Sipas Spahisë banorët e Shoshit i kanë idetë e qarta për zhvillimin e vendlindjes së tyre, për ta kthyer atë në një qendër të turizmit shqiptar dhe se me 25 prill do të votojnë për Partinë Demokratike.

POSTIMI I BARDH SPAHISË

Artikulli paraprak(VIDEO) HELIDON BUSHATI TAKIM ME TË RINJTË SHKODRAN: NUK JANË NË KAFE JO…JANË NË KRYE TË BETEJES PËR NDRYSHIM!
Artikulli tjetërBANORËT I BËJNË NJË PRITJE FANTASTIKE. ZEF HILA: I EMOCIONUAR! PROBLEMET E SHPREHURA DO JENË NË QENDËR TË VËMENDJES SONË…