“Mbetjet”, Përparim Spahiu: Në 1 Tetor, në protestë me Shoqërinë Civile

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i cili abstenoi në Kuvend gjatë miratimit të ligjit për importin e mbetjeve, do t’i bashkohet protestës së Shoqërisë Civile në 1 Tetor. Spahiu shkruan në rrjetin social Twitter se protestuesit kanë të drejtë dhe ai do të jetë bashkë me ata. “Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë”, shkruan Spahiu. Shoqëria Civile ka paralajmëruar zhvillimin e një marshimi proteste në datën 1 Tetor, nga monumenti i Pavarësisë, në drejtim të Kryeministrisë. Protestuesit kundërshtojnë importimin e mbetjeve në Shqipëri, me pretendimin se në dogana mund të hyjnë mbetje dhe lëndë të rrezikshme. Edhe mbetjet e riciklueshme, sipas skeptikëve, mbartin rrezikshmëri për shëndetin e popullsisë për shkak të tymrave që lëshojnë në ajër

Artikulli paraprakEMIGRANTI SHQIPTAR,VETEM 18 VJEÇ,ARBITER NE GJERMANI
Artikulli tjetërBASHA ME LU DHE ARVIZU:KRIMI,DROGA E KORRUPSIONI,RREZIK PER VENDIN