Kandidati i dalë nga primaret e PD në bashkinë Pukë Rrok Doda i cili pritet të kandidojë në zgjedhjet vendore të 14 majit në koalicionin e Sali Berishës shprehet se Puka ka nevojë për ndryshim për t’i kthyer shpresën e munguar në këto 8 vite nga qeverisja e majtë….
Doda vlerëson edhe procesin e primareve që u zhvillua në radhët e PD të Berishës duke thënë se është një proces që duhej bërë edhe më përpara…
Në bashkinë Pukë deri më tani të konfirmuar si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit janë Rrok Doda që përfaqëson koalicionin ku bën pjesë Sali Berisha dhe kryetari aktual i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj si përfaqësues i PS.