Z.Zekthi, ndihem e keq ardhur për ju, pasi shumë qartë KQZ e tregon në fletën e votimit se kush është Kandidati I Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kush është Kandidati I Partisë së Lirisë ose ndryshe Partisë së Ilir Metës !
➡️ ‘Doni apo s’doni ju ’, Kandidati I Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bashkinë Vau Dejës jam unë: KLOMENTINA ANGJELIN DRINI !
➡️ Po jua sqaroj përfundimisht: Jo ju, por edhe të gjithë të tjerët si ju, që vini në mbështetje të Kandidatit të Partisë së Ilir Metës (arsyet I dini vetë):
✅️ KLOMENTINA ANGJELIN DRINI, NUK TËRHIQET DHE NUK NJEH ALEANCA ME KËTO KATEGORI, POR DO TË TRIUMFOJË ME RINI DHE FIGURA TË PASTRA, SEPSE BANORËT E BASHKISË VAU DEJËS NUK MASHTROHEN MË !
❌️ Por meqë folët për zonën tonë, mendoj që keni thënë disa fakte të deformuara, që nuk e nderojnë figurën tuaj❗️
✅️ Po, është e vërtetë që në këtë zonë luhet gjithë ajo çfarë përfaqëson Pushteti, sepse të dy Kandidatët përballë meje, kanë qeverisur në Bashkinë Vau Dejës. Dhe ashtu siç edhe ju e thoni: ‘aq më tepër në zonë si kjo këtu, ku luhet gjithë ajo çfarë përfaqëson pushteti ’, po ju sqaroj se po të analizojmë qeverisjen e viteve të fundit dhe dosjet që janë në SPAK, kemi përballë realitetin ‘ pasqyrë ’ të parasë së pistë , parasë kriminale dhe shpërdorimin e parasë publike ‼️
➡️ Prandaj, ju si Anëtarë I Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe disa të tjerë si ju që shqetësohen për Fatin e Zef Hilës, sa bëni rrugën që të vini në Vau Dejës në mbështëtje të Kandidatit të Partisë së Ilir Metës, do të ishte më mirë të bëni punën tuaj dhe të investoheni në zbardhjen sa ma parë të këtyre dosjeve që ndodhen në SPAK, që të mos I shërbeni Edi Ramës-Sali Berishës-Ilir Metës, por të Luftoni që shpërdoruesit e detyrës së kësaj Bashkie të vendosen para drejtësisë ‼️
▶️ Gjithashtu, kërkoj nga ana juaj:
Të sqaroni vehtën tuaj, Opinionin Publik dhe Faktorin Ndërkombëtar, se kë mbështetni ⁉️
Partinë Demokratike të Shqipërisë apo Partinë e Ilir Metës ⁉️
Sepse unë ju shof në kundërshtim me vehten tuaj dhe atë që ju duhet të përfaqësoni ‼️
✅️ Prandaj me këtë rast I bëj thirrje:
➡️ Drejtuesit të SPAK Z.Altin Dumani, që të marrin në shqyrtim sa ma parë dosjet, e dorëzuara në SPAK të Kandidatëve që janë për Bashkinë Vau Dejës, që të kemi figura të pastra drejtuese në Bashkinë Vau Dejës !
➡️ Faktorit Ndërkombëtarë, që të jenë të vëmendshëm për gjithçka ndodh në garën elektorale për Kryetar të Bashkisë Vau Dejës !

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0358rmWBHR41KUMsJNxw8woKVhFpw9Phqbyy3jSdhMEZ8tA5Wp7d66kC5G9bqHjXfPl&id=100032353988905&mibextid=jMbGf6

Artikulli paraprakKALENDARI I SUPERIORES PËSON NDRYSHIM
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI: BASHKË, SECILI PREJ NESH ME MË TË MIRËN QË MUNDET TË BËJË, PËR MË TË MIRËN, SHKODRËN!