Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë Vau Dejës, Klomentina Drini u takua me bizneset në tregun e Shelqetit për t’u njohur nga afër me problematikat, të cilat ishin të shumta.
Kandidatja Klomentina Drini në programin e saj parashikon ndërhyrje urgjente në këtë treg, përmes partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e një tregu me shërbime dinjitoze. Gjithashtu bashkia do të ofrojë asisistencë për minimizimin e pagesës për tregtarët.
Tregtarët dhanë mbështetje për Klomentina Drinin si kandidaturë e Partisë Demokratike zyrtare në Vau Dejës.