Kur kanë mbetur edhe 8 ditë nga zgjedhjet, kandidatja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku zhvilloi të shtunden pasdite një takim me banorët e lagjes “Kongresi i Përmetit”, e njohur ndryshe si zona “Tek Çinari”.
Duke ju kërkuar mbështetjen për numrin 6 në fletën e votimit, Ulqinaku shoqërohej nga kandidati Romeo Gurakuqi dhe tjera figura të rëndësishme të PD Shkodër. Gjatë fjalës së saj, Izmira Ulqinaku tha se Republika e Re është ajo që do nxjerrë nga errësira Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këtë takim nuk munguan akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit, Edi Rama.