Kandidatja e PS Majlinda Angoni në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit zhvilloi një takim me banorët e stacionit të trenit dhe të lagjes “Dom Ndre Zadeja” në Shkodër, me të cilët diskutoi për problemet që kanë dhe për zgjidhjen e tyre.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në “Facebook” ku shprehet se taksat e qytetarëve duhet të shfrytëzohen për të mirën e qytetit.

“Në lagjen ‘Dom Ndre Zadeja’ duhet të investohet në aspektin e infrastrukturës, ndriçimit dhe shërbimeve publike, pasi gjendja aktuale nuk i përmbush nevojat e qytetarëve” – shkruan Angoni në ‘Facebook’.

POSTIMI I PLOTË
Kisha nderin të takoj banorët e stacionit të trenit dhe të lagjes “Dom Ndre Zadeja”, me të cilët diskutuam për problemet që kanë dhe për hapat që duhet të ndërmerren për zgjidhjen e tyre. Në lagjen “Dom Ndre Zadeja” duhet të investohet në aspektin e infrastrukturës, ndriçimit dhe shërbimeve publike, pasi gjendja aktuale nuk i përmbush nevojat e qytetarëve.
📍Një ujësjellës është shumë i nevojshëm.
📍Në aspektin ekonomik duhet që bizneset të ndihmohen me lehtësi në taksa.
📍Duhet më shumë hapësira për të moshuarit dhe parqe për fëmijë.
Taksat duhet të shfrytëzohen për të mirën e qytetit!
Të gjithë së bashku për Shkodren!
#MeMajlindenperShkodren

Artikulli paraprakSITUATA E COVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 449 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE 3 HUMBJE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – 15.02.2022