Alain Juppe nuk ka pranuar të zëvendësojë Francois Fillon në kandidaturën për presidencialet franceze.
Lajmi vjen nga vetë Juppe, i cili është parë si zëvendësuesi më i mirë pas skandalit të abuzimeve me fondet publike të parlamentit francez. Fillon ka humbur mbështeten brenda partisë së Qendrës se Djathtë dhe në sondazhe rezultatet kanë qenë zhgënjyese, ndërsa për Juppe, sondazhet sugjerojnë se ai mund të shënojë përpara ne raundin e dytë të zgjedhjeve. Presioni politik mbi kandidatin Fillon pritet të vijë në rritje gjate javës që vjen, kur ai do të dalë përpara gjyqit ku do japë sqarime në kuadër te një investigimi. Fillon akuzohet se ka paguar nga fondet publike bashkëshorten e tij për një pozicion pune, si asistence personale, që ajo nuk fakt nuk e ka kryer. Partia e Fillon do të zhvilloje një samit të hënën në mbrëmje ku do të diskutohet kandidatura e rrezikuar e tij. Analistet sugjerojnë se vendimi i Alain Juppe për të mos zëvendësuar Francois Fillon duket se i hap rrugën kandidatit të qendrës Emmanuael Macron që të mundë në zgjedhje ekstremisten e djathtë Marine Le Pen.