Pas rrugetimit ne trojet shqiptare, Drama “ Kandili Argjandit” me regjisor te ndjerin Fatbardh Smaja do te shfaqet edhe per publikun shkodran.
Shfaqja qe do te vihet ne skene me daten 2 dhe 3 prill do te shenoj edhe hapjen e Teatrit “Migjeni” nderkohe qe trupa e aktoreve ka nisur provat. Ndersa per drejtuesen e Teatrit “Migjeni” dhe njekohesisht aktoren e mirenjohur Rita Gjeka rikthimi ne shtepine e tyre, ne skenen e Teatrit “Migjeni” eshte nje frymarrje per te gjithe aktoret. Nga ana tjeter per aktoren Gjeka venia ne skene e “Kandit te argjandit” pikerisht me daten 2 prill nuk eshte zgjedhur rastesisht. Drama “Kandili I Argjandit” , u shkruajt rreth viteve ’50, por tingëllon e afërt në kohë edhe pas kaq dekadash. Arsyet sociale dhe politike duket sikur po përsëriten. Fatbardh Smaja i solli publikut dramën e Camajt. Ai e plotësoi misionin e tij. Camaj dhe Smaja e thanë të vetën me dritën që sollën përmes Kandilit të Argjandit.