Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri kanë patur debate të shumta gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndonjëherë edhe në dukje shumë qesharake. Mirëpo, përplasjet mes tyre, u duk se e ndanë shtëpinë në dy grupe, madje disa prej banorëvë që kanë dalë nga shtëpia, kanë thënë se janë penalizuar.

Megjithatë, pas “ndërmjetësimit” të Sabianit, ata u sqaruan, madje duke i kërkuar falje njëri-tjetrit. Ndërkohë, së fundmi Iliri i ka befasuar të gjithë me gjestin për Donaldin.

Balerini i dedikoi një falenderim Donaldit në kartolinën e tij për Ditën e Falenderimeve dhe banorët i duartrokitën fjalët e tij.

“Njeriu që ka nxjerrë anët time më të keqe në shtëpi është Donaldi. Është Donaldi sepse… por duhet ta falenderoj sepse kuptoi që nga fjalët kot mund të preken gjërat më të shtrenja që ne kemi jashtë mureve të shtëpisë. Gjithashtu e falenderoj sepse kur njerëzit janë të mirë mund të fillojnë nga e para”, tha Iliri.

Ndërkohë, të dy ata përfliten kudo, edhe nga ish-banorë, si dy nga pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh.

Artikulli paraprakTAKIMI RAMA-KURTI NË ELBASAN, MEDIA SERBE: SHQIPËRIA DHE KOSOVA DO TË BASHKOHEN
Artikulli tjetërAKSIDENT/ MAKINA PËRPLAS KËMBËSORIN, 72 VJEÇARI DËRGOHET NË SPITAL