Zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen tragjike të ndodhur këtë mëngjes në Velipojë, ku katër pjesëtarë të familjes Gjoka u plagosën rëndë nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre, të cilin kishin shkuar mbrëmë për ta pastruar.

Spitali i djegies në QSUT jep detaje mbi gjendjen e të lënduarve, duke thënë se nëna me tre fëmijët e saj kanë djegie të rënda në trup dhe ndodhen në trajtim intensiv.

“Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë paraqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç. Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup. Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor”, thuhet në reagimin e spitalit.

Nga ana tjetër, gazetari, referuar burimeve, raportohet se djegiet janë të gradës së tretë e të katërt dhe katër anëtarët e familjes Gjoka janë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Mjekët i kanë thënë gazetarit Skëndaj se ata nuk mund të transferohen në Itali, pasi gjendja e tyre është shumë e rëndë. Gjithashtu, referuar faktit që familjarët e djegur ishin futur në pishinë, mjekët kanë pohuar se në momentin që përfshihesh nga flakët, uji ndihmon në frenimin e djegies së trupit, por në rastin konkret pishina ka pasur klor, një kimikat ky që mendohet se ndikon negativisht në djegien e trupit.

Artikulli paraprakPAVARËSIA E 245-TË, META MESAZH URIMI: MADHËSHTIA E SHBA DO TË TRIUMFOJË MBI SHUMË SFIDA TË KOHËVE TONA!
Artikulli tjetërVELIPOJË, ZJARRI PËRFSHIN KATËR ANËTARË TË NJË FAMILJE