Përveç aromës ndjellëse, një prej erëzave më të përdorura në gatimin e ëmbëlsirave ka edhe aftësi për të djegur yndyrnat dhe mund të ndihmojë në uljen e peshës trupore.
Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën “Nature” për kanellën. Një grup studiuesish të qendrës kërkimore “Nestlé” në Lozanë të Zvicrës dhe profesorë të Universitetit të Tokios kanë arritur në përfundimin se aldehidi dinamik (substanca kryesore që i jep aromën kanellës) mund të ndikojë në oksidimin e yndyrës.
Sipas ekspertëve, kjo bëhet falë procesit të quajtur termogjenezë, e cila konsiston në prodhimin e nxehtësisë trupore, sidomos në indin dhjamor dhe muskulor, duke favorizuar oksidimin e yndyrës dhe për pasojë uljen e peshës. Sipas studiuesve, dobitë e kanellës janë të ngjashme me ato të specit djegës. “Kapsaicina, përveçse jep shijen tipike pikante, ka edhe një funksion antiuri. Ky princip aktiv rrit nxehtësinë trupore dhe konsumin e oksigjenit deri në 20 minuta pas ushqyerjes”, thonë ata.