Australia ndodhet në një situatë zjarresh. Ndërkohë që vendi po digjet, kafsha më e përhapur në këtë vend, kanguri kërkon t’i shpëtojë flakëve.
I tillë është edhe ky rast, ku një kangur është zhytur në pishinë për të shpëtuar nga zjarri.
Ai u zbulua në pishinën e një banese, zonë kjo e cila ishte shkatërruar nga zjarri.
Kangurët po kërkojnë vende me ujë, zakonisht në natyrë, për shkak të nxehtësisë së tepërt.
Jeta e egër dhe flora e Australisë janë prekur rëndë nga zjarret që kanë shkatërruar më shumë se 30 milionë hektarë bimësi të ulët dhe kanë marrë jetën e 6 personave.
Për më shumë shikoni videon.