Kanos me armë gjahu të vëllanë, në pranga 60-vjeçar

i Ka kanosur me armë gjahu vëllain e tij për shkak të pronësisë, po është arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Boçovë të Fierit, ku Sterio Jarua, 60 vjeç ka kanosur me armë gjahu që e mbante pa leje vëllain e tij, H. Jarua 69 vjeç. Ndaj 60-vjeçarit rëndon akuza e dhunës në familje dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë.

Artikulli paraprakDROGË NË TIRANË E PËRMET, PESË TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërISH MINISTRI GREK I MBROJTJES DËNOHET ME 19 VITE BURG