Pesë persona, banues në Dobraç të Shkodrës kanë rënë në prangat e policisë, paraditën e së dielës pasi nën efektin e alkoolit e në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me armë një shtetase të huaj.

Ngjarja ka ndodhur me datë 23 shtator ku turistja gjermane me iniciale A.T. 23 vjeçe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Shkodër ku më pas kanë nisur hetimet në përfundim të të cilave është identifikuar mjeti me shtetasit e dyshuar. Në prangat e forcave blu kanë rënë në flagrancë : – Ersid Hasaj, 25 vjeç – Shpëtim Buraniqi, 22 vjeç – Bashkim Buraniqi, 24 vjeç – Armen Lisaj, 25 vjeç – Shuajp Molla, 58 vjeç, banues në Dobraç –Shkodër. Policia bën me dije se shtetasi Ersid Hasaj akuzohet për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje ” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal. Ndersa per veprat penale “Kanosja” dhe “Moskallëzim krimi” parashikuar nga nenet 84 dhe 300 të Kodit Penal, akuzohen shtetasit e tjerë Shpëtim Buraniqi, Bashkim Buraniqi, Armen Lisaj dhe Shuajp Molla. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHBA, ARRESTOHET I DYSHUARI PËR TË SHTËNAT NË QENDRËN TREGTARE
Artikulli tjetërMIRATIMI I LIGJIT TË MBETJEVE, REAGON BASHA