Dy persona janë ndaluar në Shijak, pasi dyshohet se dy ditë më parë kanë kanosur me armë zjarri 4 persona. Ngjarja për të cilën akuzohen të ndaluarit ka ndodhur në datën 13 gusht, në ambientet e një lokali.
Të ndaluarit janë shtetasit J.Gj., 21 vjeç dhe E.B., 22 vjeç, të dy banues në Pjezë të Shijakut.
“Shtetasit e ndaluar , më datë 13.08.2019 , në një lokal në Gjepalaj pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E.A., 22 vjeç, A.R., 21 vjeç, V.S., 20 vjeç, J.T., 22 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak i kanë kanosur dhe qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja model 56”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja “në bashkëpunim, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “.