Një 40-vjeçar dhe dy djemtë e tij 18 dhe 20 vjeç u arrestuan nga Policia e Shkodrës pasi kanosën me automatik një 39-vjeçar në shenjë hakmarrje për një konflikt të mëparshëm mes tyre. Ata kanë qëlluar tre herë me armë zjarri në ajër po fatmirësisht pa shënuar asnjë të dëmtuar, pasi mesa duket kanë pasur qëllim vetëm ta trembin.
Blutë e Shkodrës vunë në pranga pëllumb Rrethin dhe fëmijët e tij Tomin 18 vjeç dhe Pashkon 20 vjeç me banim në Velipojë. Ishte 39-vjeçari me inicialet V.L gjithashtu banues në Velipojë të Shkodrës, i cili bëri kallëzimin penal në polici se është kanosur me armë zjarri ndërsa ishte duke shkuar për në shtëpi. Të arrestuarit akuzohen për “Kanosje për hakmarrje” dhe armëmbajtje pa leje.