Një 46 vjeçar është arrestuar mëngjesin e së mërkures pasi ka kanosur me armë 42- vjeçaren Q.N, kamariere në një lokal në në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

Në pranga ka rënë Besnik Alija 46 vjeç banues në qytetin e Shkodrës, shkaktar i konfliktit të cilit ju gjet dhe një armë zjarri e tipit “Zastava”, me një krehër pa fishek. Uniformat blu të Tiranës kanë bërë të mundur arrestimin e 46- vjeçarit Besnik Alija si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Mbi 46-vjeçarin shkodran rëndon akuza  për veprat penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja”. Forcat e policisë kanë arritur që të marrin informacion në rrugë operative se Besnik Aliaj ndodhej i armatosur në lokalin ku edhe u zhvillua aksioni për prangosjen e tij. Menjëherë unfirmat blu kanë mbërritur aty duke bërë të mundur fillimisht neutralizimin e 46 vjeçarit. Më pas forcat e policisë kanë arritur që t’i marrin pistoletën që dispononte e më pas duke bërë edhe arrestimin e tij. Ende nuk janë të qarta motivet e kësaj ngjarje por dyshohet se Besnik Aliaj ka kanosur 42 vjeçaren. Kjo e fundit nga frika ka njoftuar policinë duke bërë të mundur arrestimin e 46 vjeçarit.  

Artikulli paraprakSIBERI, VDESIN 60 PERSONA NGA HELIMIMI MASIV ME ALKOOL
Artikulli tjetërAMBASADA RUSE NË TIRANË NË LISTËN E SULMEVE TË ISIS