Është arrestuar nga policia e Tiranës një person sepse ka kanosur me armë komshiun e tij.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe në cilësinë e provës policia ka sekuestruar armën e gjahut dhe ka vënë në pranga 37 vjeçarin Emiljan Pjetra.
Në njoftimin e policisë në lidhje me këtë ngjarje thuhet se: Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 4, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin: – Emiljan Pjetra, 37 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
Ky shtetas në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – 1 armë gjuetie dhe 7 copë fishekë me mbishkrimin “Cheddite 12” ( të cilat i ka me leje) – 2 thika me doreza në kushtet e armës së ftohtë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.