Kanos me armë zjarri kushëririn, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin Z.A., 62 vjeç, banues në fshatin Kasaj, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Kasaj, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri kushëririn, shtetasin R.A., 57 vjeç, banues në fshatin Kasaj, Tropojë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e armës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN NË ECJE AUTOMJETI NË SAUK, SHPËTON DREJTUESI
Artikulli tjetërKONTRABANDA, ARRESTOHEN DY DOGANIERË NË MORINË