Një 36-vjeçar nga Korça, Genci Firaj, u arrestua nga Policia pasi kanosi me armë fqinjin e tij dhe i plagosi gruan. Incidenti ndodhi në fshatin Dvoran.
Firaj e qëlloi me sende të forta gruan 64-vjeçare të fqinjit me iniciale F.B. pas një sherri të madh me të dy për motive të dobëta.
Policia e ka arrestuar Firanj dhe i ka sekuestruar çiften, me të cilën kërcënoi t’i vriste të dy bashkëshortët.
Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Korçë për hetime të mëtejshme