Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.
I shpallur në kërkim për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndalohet një shtetas nga Policia Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale, më datë 05.02.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : * Ben Mirashi, 20 vjeç, banues në Shkodër Ndalimi i tij u bë pasi : Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e ka shpallur në kërkim me vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 e 278 të Kodit Penal.