Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, Patrulla e Përgjithshme ka shkuar në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje.

Në momentin që punonjësit e Policisë kanë shkuar te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.

Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme.

Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Artikulli paraprakMBROJTJA CIVILE E GAZËS: MË SHUMË SE 400 TË VDEKUR NË DY JAVË TË OFENSIVËS IZRAELITE NË VERI
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON PAMJET MAGJEPSËSE NGA URA E MESIT: PO I BËN EDHE TURISTËT E HUAJ TË DASHUROHEN ME THESARET E TRASHËGIMISË SË SHKODRËS