Nga 5 personat e ndaluar nga policia e Shkodrës për kanosjen e bërë ndaj turistes gjermane vetëm një prej tyre është lënë në dhomat e paraburgimit ndërsa 4 të tjerë janë liruar nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër.

Kështu në seancën e zhvilluar shkalla e parë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 25 vjeçarin Ersid Hasaj duke dyshuar se është ai personi që nga makina i ka treguar armën shtetases gjermane e cila ka bërë denoncimin në policinë e Shkodrës. I iru ka deklaruar se nuk ka patur aspak qëllim që ta grabisë apo ta kanosë shtetasen gjermane por ka qenë një veprim i momentit i bërë gjatë ecjes me makinë. Pavarësisht pretendimeve dhe argumentimit të palës mbrojtëse për një masë lehtësuese, gjykata vendosi “arrest me burg” për Ersid Hasaj. Nga sa bëhet e ditur tre shtetasit Shpëtim Buraniqi, Bashkim Buraniqi dhe Shuajp Molla janë liruar nga akuzat nga prokurori i çështjes duke qenë se sipas organit të akuzës nuk kanë patur lidhje me këtë ngjarje. Para gjykatës doli edhe shtetasi Armen Lisaj që po ashtu u ndalua për kanosjen e turistes gjermane dhe për të u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Me 23 shtator shtetasja gjermane A.T bëri kallëzimin në Komisariatin e Policisë së Shkodrës për kanosjen me armë në në afërsi të stacionit të pompave në Dobraç teksa po shkonte tek një shtëpi murgeshash aty afër. Në momentin e kanosjes siç pretendon 25 vjeçarja nga Gjermania shoqërohej edhe nga një shoqe e saj. Teksa kanë qenë duke kaluar një person që po kalonte në makinë që dyshohet se është Ersid Hasaj shtetasja gjermane ka rrëfyer se i ka drejtuar pistoletën nga brenda mjetit. Kjo e ka frikësuar atë duke bërë që ta denoncojë ngjarjen një ditë më pas. Policia ndaloi 5 shtetas të dyshuar por 4 prej tyre u liruan ndërsa 25 vjeçari Ersid Hasaj u la në paraburgim me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Artikulli paraprakNDËRPRERJA E “KEMPIT”, REAGON ASHPËR DREJTORESHA E SHËRBIMIT SOCIAL
Artikulli tjetër“NËNË TEREZA, KUR ISHTE GONXHE” GATI PREMIERA