Nga Specialistë të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë për shtetasin: •Mark Përdeda, 54 vjeç
, banues në fshatin Gjegjan, Pukë. Më datë 22.06.2016 në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës Pukë – Fushë Arrëz, ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin: •N.N, 57 vjeç, banues në Pukë (Shef i agjensisë së OSSHE-së Dega Pukë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.