‘Kanuni’ në Itali, shkatërrohet organizata shqiptare e droges

Një organizatë shqiptare, me lidhje familjare, që merrej me trafikim droge në Italinë fqinjë është shkatërruar nga karabinierët, në vrazhdën e operacionit të koduar “Kanuni”. Gjatë ditës së sotme, në Provincat e Pescara-s, Aquila-s e Teramo-s, karabinierët e Popoli-t kanë ekzekutuar 12 urdhër-arreste të dhëna nga Gjykata e Aquila-s, me kërkesë të Antifamies italiane, ndaj personave që trafikonin drogë në komunat: Popoli, Pratola Peligna, Avezzano e Sulmona. Pesë persona kanë përfunduar në burg: Senad Meliqi, 28-vjeç, Festim Osmani 30-vjeç, Mondi Ramilli 40-vjeç, Gezim Sulejmani 43-vjeç, Hekuran Caca 24-vjeç. 3 nën arrest shtëpiak: Adelina Stefanescu 29-vjeçe, Ornela Osmani 24-vjeçe, Ardian Kurti 29-vjeç dhe ndaj katër të tjerëve është vendosur masa e detyrim paraqitjes në policinë gjyqësore. Nën hetim janë gjithsej 27 persona. Hetimet kanë nisur në vitin 215, pas arrestimit të një 43-vjeçari, pjesëtar i organizatës kriminale. Baza e organizatës ishte në Pratola Peligna (L’Aquila). Droga vinte nga Roma, Lombardia, Marche dhe nga provinca e Pescara-s. Droga, nga përgjimet telefonike, quhej kafe apo cigare. Paratë që fitoheshin nga trafiku i drogës përdoreshin si për të blerë drogë sërish, ashtu edhe për të ndihmuar anëtarët e organizatës që ndodheshin në vështirësi. Në disa raste, për shembull, përdorej për të mbuluar shpenzimet gjyqësore. Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e një totali prej 1.3 kg drogë. Këtë të hënë, u sekuestruan edhe 30 gram kokainë, materiale për paketimin e drogës, 9 mijë euro dhe një pistoletë, thika dhe pranga. “Jemi gjendur përballë një shoqate të përbërë nga shqiptarë, që operonin në një zonë të gjerë mes provincave të rajonit (Abruzzo)”, citohet një zyrtar i lartë i karabinierëve të Pescara-s nga mediat lokale.

Artikulli paraprak23-VJEÇARI KAPET NGA POLICIA ME ARME PA LEJE
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 03.04.2017