Më shumë se 100 fluturime ajrore nga Franca dhe drejt saj janë anuluar, pasi punonjësit e kontrollit të trafikut ajror francez kanë hyrë në grevën e tyre të 14-të të këtij viti.

Disa linja ajrore janë prekur nga greva, mes tyre, Ryanair, EasyJet dhe British Airëays. Sipas të dhënave, vetëm nga linja e Ryanair janë anuluar 22 fluturime të së mërkurës dhe 72 të tjera përgjatë të premtes. EasyJet gjithashtu ka njoftuar se 64 fluturime nga Franca janë anuluar përfshirë 22 fluturime nga Britania dhe drejt Britanisë. Greva e punonjësve të kontrollit të trafikut ajror francez ka prekur me qindra e mijëra qytetarë europian, duke shkaktuar kaos jo vetëm në aeroportet franceze, por në të gjithë Europën. Sakaq po diskutohet një bashkëpunim me linja të tjera ajrore për të minimizuar sado pak dëmet dhe vonesat që po shkakton greva e punëtorëve të trafikut në Francë. Greva pritet të mbyllet me 14 Shtator në orën 18:00.

Artikulli paraprakBRAZIL, PROKURORËT KËRKOJNË FORMALIZIMIN E AKUZAVE NDAJ ISH-PRESIDENTIT LULA
Artikulli tjetërBOSNJE, NË MOSTAR PROTESTA KUNDËR BURKËS